Celebrities Gossip Showbiz

Pas takimit me Macron, çifti Bieber shpenzon kohë në Greqi…

Hailey Bieber dhe Justin Bieber janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe të huaj. Këngëtari dhe modelja kanë bërë shpesh dalje publike së bashku dhe deklarata tepër romantike.

Këtë herë, dyshja ka bërë një udhëtim të mrekullueshëm përgjatë Europës, duke bërë kështu ndalesën e radhës pikërisht në shtetin fqinj, Greqinë. Pjesën më të madhe të kohës, çifti e kaloi në ishullin e Parosit.

Në foto ato dukeshin vërtet të lumtur e të dashuruar. Hailey mbante veshur një fustan portokalli që i dukej perfekt lëkurës së saj të nxirë nga dielli. Tepër elegante, ajo gjithashtu kishte një palë vëthë dhe një orë në ngjyrë floriri. Nga ana tjetër, siç e kemi parë shpesh, Justin tepër sportiv, mbante një bluze me print dhe një kapele basketbolli.

Dyshja po kalonte një javë të mirë në Greqi pas kohës që shpenzoi në Paris. Më herët gjatë këtiji muaji, Hailey dhe Justin ishin në kryeqytetin e Francës, ku edhe u takuan me Presidentin Macron për të diskutuar për çështjet që i takojnë të rinjve.

Duket se Justin dhe Hailey po kalojnë një kohë vërtet të mirë duke vizituar shtetet e Europës. Më poshtë, mund të shijoni disa nga fotot e mrekullueshme, të përbashkëta ose jo, që këngëtari dhe modelja kanë postuar në profilet e tyre përkatëse në Instagram. Veshje perfekte, shumë stil, vende të mrekullueshme dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre, nuk mungojnë në asnjërën nga këto foto.