Rajoni

Pas takimit me Merkel flet Kurti: S’ka nevojë për nisma të tjera, procesi i Berlinit i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian!

‘Procesi i Berlinit është i mjatueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera”, kështu tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, duke theksuar edhe njëherë se nuk do t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”.

Teksa dha detaje nga takimi, Kurti tha se nuk i ishte kërkuar nga Merkel që t’i bashkohej ‘Ballkanit të Hapur’, teksa shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të bëhet pjesë e një nisme pjesë e së cilës është dhe Serbia që nuk e njeh Kosovën.

Sipas Kurtit, nuk duhet të bëhen iniciativa Rajonale pa përfshirë BE-në.

Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që mos ketë nevojë për variante të tjera alternative. Unë theksova se nuk duet të ketë fond evropiane pa vlera evropiane. Pra fondet e BE për 6 vendete BP duhet të shoqërohen me lerat e BE. Për vendit tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshëm që të ketë paqe të qëndrueshme, e stabilitet dhe janë sundimi i ligjit, demokratizimi që mundëson media të lira e të pavarura dhe vepron kundër autokratëve, ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon të jenë të lirë kriminelë të luftës e aq më pak në pushtet dhe e 4 është reciprociteti i të drejtave të pakicave. Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, janë dy shtete që zhvillojë dialog për statusi ne marrëdhënie me njëri tjetrin, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 ku ka shpallur pavarësinë. Katër vitet e para pavarësia jonë nuk ishte e plotë pasi ishte e mbikëqyrje dhe ndërkombëtarët e hoqën që Kosova të ishte e pavarur. Në Kosovë kemi stabilitet institucional. Ne jemi për marrëdhënie të mira Rajonal e fqinjësore, por nuk mund të shpërblejmë me territor. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës, unë jam i gatshëm t’i dëgjoj e t’i përgjigjem, por ankesa të Serbisë për humbjet që ka pësuar si shtet i padrejtë, unë nuk i kompensoj dot“, tha ai.

Kurti iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ është ‘pjellë’ e Procesit të Berlinit dhe se Kosova bën teori konspiracioni. Kurti tha shkurt se nuk e dinte se për cilën teori konspirative fliste Rama.

Nuk e di se për cilën teori konspiracioni bëhet fjalë, qëndrimi tim po ju tregoj që procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera. Ballkani nuk është 3 shtete e as 6, por së paku 12 dhe ka Procesin e Berlinit. Iniciativa Rajonale nuk besojmë se duhet të bëhen pa BE brenda. Kosova është shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi ta kërkojmë njohjen e saj e jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e Kosovës, kjo i kushton Kosovës“, u shpreh ai.

Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se “Ballkani i Hapur” është e vetmja gjë që i ndan.

Ne do kemi takim mes dy qeverive me Shqipërinë, sapo të formohet qeveria do të fillojmë iniciativën për takim dhe kemi shumë gjëra që na afrojnë e bashkojnë, por pyetje bëhen për të vetmen që na ndan“, theksoi ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë ‘mesazhet e lamtumirës’ vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së.

Nga Tirana mesazhet e saj ishin të qarta ku fokusi i rajonit duhet të jetë në proceset e nisura nga Nisma e Berlinit, ndërsa shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.