Celebrities Gossip Showbiz

Pas ‘thirrjes’ për të dalë nga shtëpia e ‘BBV’, Donaldi merr një zarf të zi!

Mund të themi se një ndër personazhet më të të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është Donald Veshaj. Aktori hyri në shtëpi si një djalë beqar, por pas ardhjes së Bora Zemanit në shtëpi, me të cilën ka patur një lidhje, situata u trazua dhe ai ndihej konfuz, kështu pohoi se lidhje e tij ishte “complicated” pra paksa e komplikuar.

Mirëpo, e gjithë situata u përmbys kur, Donaldi nisi të krijonte afrimitet me Beatrixa-n derisa ata u puthën dhe tanimë janë të lidhur së bashku. Kjo situatë shaktoi shumë komente të cilat përfunduan edhe në ofendime lidhur me dyshen. E gjithë kjo situatë duket se e mërzit shumë aktorin, i cili teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë, në xham shkruajti: “Më nxirrni që këtu”, e më pas duke treguar se e gjitha ishte një shaka, krahas shkruajti: “Ose jo, jo”.

Mirëpo, në rrjet kjo ‘thirrje’ e Donaldit u keqinterpretua duke e cilësuar sikur aktori është në një gjendje të rënduar emocionale, ndaj pak më parë ai mori një zarf të zi ku i kërkohej të mos bënte më të tilla veprime, të cilat keqintepretohen në mënyra të ndryshme jashtë, pasi në të kundërt do dënohet.

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Stresi, Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, Elita Rudi, i vëllai i Donaldit, Romeo dhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë.