Aktualitet Politikë

Pas Tiranës, Berisha njofton qytetin e rradhës ku do të zhvillojë turin e takimeve me demokratët.

Pas Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë aksionin e radhës kundër Lulzim Bashës në qytetin e Fierit.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Berisha thotë se takimi do të jetë të martën, 21 shtator në orën 18:00.

Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier ora 18:00 tek Albanian University (UFO): “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme, shkruan Berisha.

Më 16 shtator ai filloi takimet me demokratët në Tiranë. Në takimin e parë ai hodhi një sërë akuzash si ndaj Lulzim Bashës ashtu dhe ndaj Ramës.

Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Ish-kryeministrin Berisha nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD, pasi u përjashtua nga Lulzim Basha.

Berisha e ka konsideruar vendimin e liderit të PD si jo të drejtë dhe shkelje të sovranitetit të Partisë Demokratike.