Bota Celebrities

Pas tragjedisë në Edwardsville, vjen edhe reagimi i Jeff Bezos!

Jeff Bezos ndihet zemërthyer pas vdekjeve nga tornadot që ndodhën në një nga ndërtesat e “Illinois Amazon” gjatë fundjavës. Ish-presidenti dhe CEO i Amazon, 57-vjeçar, reagoi pas tragjedisë, e cila mori jetën e të paktën gjashtë personave, sipas “The New York Times”.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social Twitter, e cila erdhi disa orë pasi ai kaloi ditën duke festuar nisjen e tij më të fundit në hapësirë ​​nga “Blue Origin”. Bezos shkroi:

Lajmi nga Edwardsville është tragjik. Ne jemi zemërthyer për humbjen e shokëve tanë të skuadrës atje dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre. I gjithë Edwardsville duhet të dijë se ekipi i Amazon është i përkushtuar t’i mbështesë ata dhe do të jetë pranë tyre gjatë kësaj krize. Ne shprehim mirënjohjen tonë të plotë për të gjithë punonjësit e jashtëzakonshëm që kanë punuar pa u lodhur në sit.

Të premten në mbrëmje, një tornado shkaktoi shembjen e një pjese të madhe të ndërtesës së magazinës së Amazon në Illinois. James Whiteford, shefi i zjarrfikësve në Edwardsville, tha në një konferencë për shtyp se 45 individë u konfirmuan se kishin dalë nga ndërtesa.

Autoritetet vunë në dukje gjithashtu se ata nuk kishin dijeni të saktë se sa njerëz ndodheshin brenda në magazinë në kohën e stuhisë, duke komplikuar kështu përpjekjet e kërkimit. ‘CNBC’ raportoi më parë se çatia e ndërtesës u shkëput dhe një mur i madh i barabartë me madhësinë e një fushe futbolli u shemb.

Në një deklaratë të dhënë për Associated Press, zëdhënësi i “Amazon” u shpreh në lidhje me ngjarjen tragjike se:

Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe partnerëve tanë është prioriteti ynë kryesor tani. Ne jemi duke e vlerësuar situatën dhe do të ndajmë me ju informacion shtesë kur të jetë i disponueshëm.