Celebrities Music

Pas tragjedisë në festivalin “Astroworld”, Travis Scott nuk do të performojë në eventin e rëndësishëm…

Telashet dhe fama e keqe për Travis Scott nuk paskan fund. Së fundmi reperi u hoq nga formacioni për festivalin e ardhshëm të muzikës ‘Coachella Valley 2022’, ku ai ishte planifikuar të ishte një ndër performuesit kryesor. I kritikuar nga disa pjesëmarrës të ‘Astroworld’ që nuk e ndaloi më herët koncertin e tij, lajmi për largimin e tij nga festivali ‘Coachella’ vjen pas një peticioni që po lobon për largimin e Scott nga të gjitha shfaqjet. Deri më tani janë mbledhur më shumë se 60,000 firma.

Peticioni online u bëri thirrje organizatorëve të ‘Coachella Goldenvoice’ dhe Paul Tollett që ta largojnë reperin nga festivalet muzikore pas koncertit të tij në Huston. I mbajtur për herë të parë në vitin 1999, Coachella tani konsiderohet festivali më i madh muzikor në Amerikën e Veriut, me një kapacitet prej 125,000 personash. Në krahasim, festivali ‘Astroworld’ i Scott kishte rreth 50,000 fansa natën e tragjedisë.

Me largimin e Scott në ‘Coachella’, organizatorët e festivalit do të duhet të plotësojnë dy grupe kryesore për vitin 2022, biletat e të cilit tashmë janë shitur. Zakonisht organizatorët pëlqejnë të shpallin formacionet gjatë ditëve të para të vitit të ri, kështu që ka të ngjarë që të ndodhë shpejt.

Festivali Astroworld i Scott u shndërrua në ndodhi fatale në natën e parë të festivalit, më 5 nëntor, gjatë setit të tij kur turma prej 50,000 njerëzve u rrit, duke rezultuar në një panik. Dhjetë persona u vranë, me mosha nga 9 deri në 27 vjeç, ndërsa 25 të tjerë u shtruan në spital dhe rreth 300 u trajtuan në vendngjarje, pas incidentit. Një mori padish janë ngritur në vazhdën e tragjedisë Astroworld ndaj Scott dhe artistët e tjerë të ftuar Drake, Live Nation dhe individë të lidhur me ‘NRG Park’ të Houston.

Ndërkohë Travis Scott mohon akuzat, përfshirë neglizhencën, në paditë e ngritura kundër tij për tragjedinë e Festivalit “Astroworld”, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura nga avokatët e Scott dhe të marra nga CNN. Më shumë se 140 padi janë ngritur në tragjedinë që la të vdekur 10 persona. Shumica pretendojnë se të pandehurit ishin neglizhues dhe u përpoqën të fitonin shuma të mëdha parash nga koncerti.

Një zëdhënës i Travis Scott i dha CNN dokumentet “përgjigje” të dorëzuara të hënën në emër të reperit dhe shtëpisë së tij diskografike, Cactus Jack Records, në përgjigje të pretendimeve në gjashtë padi. Të gjashtë dosjet mohojnë akuzat.