Health & Beauty

Pas transplantit të zemrës, “testohet” te njeriu edhe veshka e derrit

Studiuesit gjatë ditës së djeshme raportuan një varg eksperimentesh në kërkimin për të shpëtuar jetë njerëzore me organe nga derrat e modifikuar gjenetikisht.

Këtë herë, kirurgët në Alabama, SHBA, transplantuan veshkat e një derri tek një njeri me vdekje klinike, një provë hap pas hapi për një operacion që ata shpresojnë ta provojnë te pacientët e gjallë ndoshta më vonë këtë vit.

Jim Parsons, të cilit iu transplantuan veshkat, kishte pësuar një aksident duke i shkaktuar dëme të mëdha në tru të parikuperueshme.

Pas transplantimit, studiuesit konfirmuan se veshkat funksionojnë normalisht dhe ishin në gjendje të filtronin gjakun dhe të prodhonin urinë, shkruan Aassociated Press.

Jim Parsons dhe vajza e tij Ally.

“Mungesa e organeve është krizë e pazbutur dhe ne kurrë nuk kemi pasur një zgjidhje të vërtetë për të”, deklaroi Jayme Locke nga Universiteti i Alabama në Birmingham, i cili udhëhoqi studimin më të ri dhe synon të fillojë një provë klinike të derrit për transplantet e veshkave.

Eksperimente të ngjashme janë bërë kryefjalë në muajt e fundit, ndërsa kërkimet mbi transplantet nga kafsha te njeriu po rriten.

Ndryshe, rreth dy javë më parë, David Bennett një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi të cilit iu vendos zemra e derrit, procesi i cili zgjati shtatë orë.