Tech

Pas trazirave të fundit, Apple vjen me plane të reja!

Ditët e fundit Apple ka përshpejtuar planet për zhvendosjen e një pjese të prodhimit jashtë Kinës, vendit që për një kohë të gjatë dominon zinxhirin furnizues që prodhoi telefonat e kompanisë më të vlefshme në botë. Kompania amerikane u ka thënë furnizuesve të tyre që të jenë më aktiv në planifikimin e montimit të produkteve të Apple në vende të tjera aziatike, veçanërisht në Indi dhe Vietnam. Kaosi në vendin e quajtur iPhone City ka ndikuar në shtyrjen e zhvendosjes së Apple.

Në “qytetin brenda një qyteti” në Kinë, në fabrikën e udhëhequr për prodhimin e iPhone dhe produkteve të Apple punojnë 300 mijë punëtorë. Fabrika e Zhengzhou u shokua nga protestat e dhunshme në fund të muajit nëntor. Sipas analistëve dhe njerëzve në zinxhirin e furnizimit të Apple, pas një viti ngjarjesh që dobësuan statusin e Kinës si një qendër e qëndrueshme prodhuese, do të thotë se Apple nuk ndihet më rehat duke pasur kaq shumë punë të lidhura në një vend. Alan Yeung, një ish-ekzekutiv amerikan për Foxconn thotë se:

Në të kaluarën, njerëzit nuk i kushtonin vëmendje rreziqeve të përqendrimit. Tregtia e lirë ishte normë dhe gjërat ishin shumë të parashikueshme. Tani ne kemi hyrë në një botë të re.

Apple u tha partnerëve të tyre të prodhimit se kompania dëshiron që të fillojë të përpiqet që të kryejë edhe më shumë punë të tilla jashtë Kinës. Nëse vende si India dhe Vietnami nuk mund të bëjnë gjithashtu NPI, këto vende do të mbeten të mbërthyer duke luajtur rolin e dytë, thonë specialistët e zinxhirit të furnizimit. Foxconn, kompania që prodhon telefonat iPhone të kompanisë amerikane, Apple, është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve. Ndërkaq, do të duhet që të kalojë më shumë sesa një vit derisa të marrim modelet e reja të iPhone 15 në shtator të vitit 2023, por ne kemi dëgjuar thashetheme prej muajsh tashmë.