Celebrities Gossip Showbiz

Pas tre bashkëpunimeve të suksesshme, Tuna po përgatitet për surpriza të reja!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Kthehna’, ‘Melaqe’ dhe ‘A je‘ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak më parë burime për Prive kanë treguar se Tuna ka qenë së fundmi në Prishtinë duke punuar jo vetëm për një por për disa projekte të reja.

Vetëm pak javë pasi publikoi bashkëpunimin me Fifin, Tuna publikoi duetin me Skerdin që është pëlqyer shumë nga ndjekësit. Në vetëm 1 muaj, ‘A je’ ka arritur afro 2 milion klikime.

Vëmendje të madhe ka pasur dhe jeta e saj personale mes Tunës dhe Patrisit, ku ata kanë treguar se nuk janë më bashkë dhe për faktin se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme, pasi Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’, duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata janë bashkë.