Aktualitet Politikë

Pas vizitës në Tiranë, kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama rezulton pozitiv me COVID-19/ Ja çfarë shkruan në rrjetet sociale

Përparim Rama, kryetari i komunës së Prishtinës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije vetë Rama në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se për momentin nuk ka asnjë simptomë, ndërsa shton se është izoluar në shtëpinë e tij. Kujtojmë se dy ditë më parë, Përparim Rama zhvilloi një vizitë në Tiranë ku edhe u takua me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

‘Të dashur qytetarë, Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.’- shkruan Rama.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë,Veliaj i dhuroi kryebashkiakut te Prishtines Çelësin e Tiranës.