Rajoni

Pas zgjedhjeve në Kosovë, BE kërkon dialogun me Beogradin

Zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan dhe u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Bashkimi Europian ka një apel. Unioni bën thirrje që institucionet e reja të dala prej tyre, të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

Kjo theksohet në një deklaratë të përbashkët të kryediplomatit Josep Borrell dhe eurokomisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi. “Qytetarët e Kosovës hodhën votën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pavarësisht nga certifikimi i rezultateve përfundimtare, presim krijimin e Kuvendit e të Qeverisë së re, si dhe Presidentin e ri”, – thuhet në këtë deklaratë.

Por pas fitores, Albin Kurti e bëri të qartë se “Bisedimet me Serbinë, nuk janë prioritet” dhe mes përparësive përmendi “drejtësinë e punësimin”.