Bota

Pasagjeri sulmon pilotin, avioni bën ulje të detyruar!

Një avion i Delta Airlines bëri ulje të detyruar në New Mexico vetëm për shkak të një pasagjeri, i cili u përpoq të sulmonte pilotin në mes të fluturimit.

Pasagjeri i kërkoi pilotit të ndalonte avionin teksa u konfrontua fizikisht me të por ishte nderhyrja e udhëtarëve që neutralizoi agresorin. Me të zbritur në tokë, personi në fjalë u arrestua nga policia, ndersa nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

“U treguan vërtet trima”, thuhet në shtypin britanik. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti, por paniku që ai shkaktoi në bordin e avionit, ishte i madh.

“Nuk e dimë nëse nëse qëllimi i tij ishte të rrëmbente avionin, por për çdo rast, nuk qe i suksesshëm. Avioni pati një ulje te mirë, dhe pasagjerët u larguan që andej pa probleme, ndërsa i dyshuari tashmë është në duart e policisë”, tha Delta Airlines në një deklaratë të lëshuar pas incidentit.