Celebrities Gossip Music Showbiz

Pasi bashkëpunimi i parë rezultoi një super sukses, Ronela Hajati dhe MatoLale bashkojnë sërish forcat!

Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi të martën e kaluar mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Eurovizion 2022. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës “Sekret”, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale. Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh këngëtarja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish “Sekret” vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.E duket se tanimë Eurovision është një ‘kapitull i mbyllur’ për bukuroshen pasi  pak kohë më parë, ajo ka paralajmëruar se ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe se ka filluar me xhirrimet e videoklipeve të verës.

Vetëm pak më parë Ronela ka postuar në ‘Instastory’ një video nga prapaskenat e një prej videoklipeve të këngëve të reja dhe duket se do të jetë një bashkëpunim me Mato Lale. Të dy artistët shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke kënduar një frazë nga teksti i këngës së tyre të re, i cili do të titullohet ‘Papi Chulo’.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi disa muaj më parë ata publikuan ‘Gips’, këngë e cila pati shumë sukses duke arritur miliona klikime.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar ditë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa para pak ditësh është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.