Celebrities Gossip Showbiz

Pasi deklarata e saj u konsiderua si ‘thumb’ për Donaldin, reagon ashpër Einxhel Shkira!

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Shpesh me karakterin e saj të drejtpërdrejt Einxhel bën bujë me deklaratat e saj si në rrjete sociale ashtu edhe në ato televizive. Ashtu si ka shkaktuar shumë ‘zhurmë’ dhe postimi i saj në Instastory ku shprehet: ‘Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 emisione flasin vetëm për veten. Ky është stili moderimit ‘a doni më për Belulin’.

Ky postim i bukuroshes u konsiderua nga portalet si një ‘thumb’ për aktorin dhe emisionin e tij, por pak minuta më parë, prezantuesja zgjodhi të reagojë ashpër duke u shprehur se nëse do ta kishte për Donaldin nuk do ta kishte problem ta përmendte me emër.

Shoh që meze e paskeni pritur dallaveren e radhës të më përfshini mua. Di t’ju them që nuk kam nevojë të përmend ish-banor me kode! Sepse duhet ta dini tashmë se kam aq guxim sa të them emrat e tyre (nëse kam diçka për të thënë për ndonjë), përderisa nuk pata ndrojtje t’ja them 4 muaj në sy, nuk do kem tani nga Instagrami. 

Pas përfundimit të eksperiencës së saj, bukuroshja nuk pati asnjë projekt në të cilin mund të angazhohej ashtu si shumica e ish- banorëve të tjerë. Teksa e kemi parë në pak dalje televizive dhe shumë aktive në rrjete sociale, sidomos me momente me partnerin e saj të zemrës Dj Dagz, prezantuesen nuk e kemi parë në profesionin e saj.

E mesa duket pritja mbaroi. Me anë të një video të shkëputur nga qëndrimi i saj në shtëpinë e ‘BBV’, krahas Einxhel ka shkruajtur duke na paralajmëruar për një rikthim të saj.