Celebrities Gossip Showbiz Sport

Pasi deklaroi se ishte homoseksual/Reagon përsëri Iker Casillas, kërkon ndjesë për…

Pak orë më parë legjenda e Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas, bëri një postim në rrjetin e tij social Twitter ku shprehej se ishte homoseksual. Ish-portieri shkroi:

Shpresoj të më respektoni: Unë jam homoseksual.

Pas këtij lajmi vetë Casillas ka reaguar pas postimit që shokoi tifozët në Twitter. Në një reagim po në këtë rrjet social ai ka treguar e llogaria e tij ishte hakuar, ndërsa u ka kërkuar ndjesë ndjekësve të tij, e mbi të gjitha komunitetit LGBTQI, të cilët prekeshin drejtpërdrejt.

Llogari e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT.

E gjithë kjo vjen pak më shumë se një vit pasi ai u nda nga gruaja e tij. Portieri dhe prezantuesja dhe modelja Sara Carbonero pranoi se dashuria e tyre kishte kishte marrë një tjetër drejtim në mars të 2021-shit, por tha se do të qëndronin pranë për të vazhduar ‘punën e mrekullueshme’ të rritjes së dy fëmijëve të tyre. Casillas u përball menjëherë me mesazhe mbështetjeje, duke përfshirë ish-bashkëlojtarin e Spanjës, Carles Puyol, i cili shkroi në Twitter:

Është koha për të treguar historinë tonë, Iker. 

Ish-portieri spanjoll Casillas, të cilit iu desh të linte futbollin pas një ataku në zemër, ku në atë kohë në një postim në rrjetin social Instagram shkroi:

Si Sara dhe unë ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi ndarë një dashuri që na ka mbushur me lumturi. gjatë gjithë viteve që jemi bashkë. Sot dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta, pasi ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën e mrekullueshme për të vazhduar të jemi prindër të përkushtuar siç kemi qenë deri tani. Ky është një vendim i mirëmenduar, të cilin e kemi marrë me marrëveshje të ndërsjellë.