Celebrities Gossip Showbiz

Dwayne Johnson kundër VIPA-ve ‘zhulsa’, ja sa herë lahet ai!

Së fundmi ylli i “Jungle Cruise”, Dwayne ‘The Rock’ Johnson bëri një reagim lidhur me ata të famshëm që nuk lahen, në “Twitter”. Ai tha se duhet me patjetër të bëjë dush çdo ditë dhe gjithashtu pas stërvitjeve të tij dhe kur kthehet në shtëpi. Kjo erdhi pasi para pak ditësh, një përdoruese e “Twitter”-it, vuri në dukje se si ajo dhe kolegët e saj diskutuan për mënyrën sesi të famshmit filluan të ndanin me publikun zakonet e tyre të higjenës personale.

Ata menduan se Johnson nuk mund të jetë një nga ‘ata që mbajnë erë të keqe’ dhe se do të zhgënjeheshin nëse zbulonin të kundërtën. Për këtë aktori 49-vjeçar, siguroi fansat e tij dhe të gjithë të tjerët se ai bën dush shpesh.

Jo, unë jam e kundërta e atyre të famshmëve që nuk lahen. Bëj dush të ftohtë në mëngjes kur nis ditën time, dush të ngrohtë para stërvitjes dje dush me ujë të nxehtë kur kthehem në shtëpi pas pune. Laj fytyrën, trupin dhe madje edhe këndoj në dush.

Kjo deklaratë e aktorit vjen pas një interviste shumë të çuditshme të çiftit Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, ku pranuan se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë. Ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta.

Megjithatë, edhe një tjetër i famshëm ka pranuar se nuk lahet çdo ditë. Bëhet fjalë për Jake Gyllenhaal i cili mori pjesë në një debat në një intervistë për “Vanity Fair”. Ai u shpreh:

Sa vjen e më shumë po e kuptoj se të bësh dush nuk është e nevojshme ndonjëherë. Mendoj gjithashtu se një botë e tërë e cila nuk lahet, po ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës pasi ne pastrohemi vetë natyralisht. 

Sipas disa ekspertëve, njerëzit kanë të krijuar idenë se ju nuk duhet të laheni çdo ditë me sapun pasi dëmton vajrat natyral të trupit. Dr. Cesey Carlos, profesor në Universitetin e Mjekësisë San Diego, Kaliforni, thotë se:

Është gjëja më e vështirë që të bësh njerëzit që të përdorin sapun vetëm atëherë kur është me patjetër e nevojshme. Sapuni duhet të përdoret vetë në zona të domosdoshme si sqetullat, këmbët dhe pjesët intime. Njerëzit nuk e kuptojnë se lëkura bën një punë shumë të mirë në pastrimin e vetes.