Gossip Showbiz

Pasi Donaldi shprehu se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, vjen reagimi i papritur nga Bora Zemani!

Ajo është një ndër moderatoret e cila muajt e fundit ka qënë në fokus të medias për shkak të daljes së përditshme në ekranin e Top Channel në spektaklin “Për’puthen”. Bëhet fjalë për Bora Zemanin. Marrëdhënia e Bora-s dhe Donald Veshajt ka qenë gjithashtu një nga më të përfolurat në mediat rozë.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi Donald Veshaj ka folur pas ndarjes së bujshme nga Bora Zemani. Ai iu përgjigj pyetjeve në emision të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë lidhjes me Borën. Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute që jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Mesa duket, këto fjalë kanë rënë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar disa foto të sajat në “Instagram”, bukuroshja ka shkruar:

Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira.

Rikujtojmë, se gjatë emisionit “Për’puthen”, jo vetëm konkurrentët, por dhe moderatorja Bora Zemani ishte në krye të portaleve. Moderatorja nuk ka ngelur pa u vënë re edhe nga avokati Spartak Ngjela. Zakonisht, në media nuk e kemi parë të shprehet shumë pozitivisht, teksa shfaqet tepër kritik.