Celebrities Showbiz

Pasi e mbështeti gjatë situatës së kujdestarisë, Madonna tregon bisedën e fundit me Britney Spears!

Ikona e muzikës, Madonna ka treguar se është në kontakt me Britney Spears dhe se ka folur lidhur me betejën për kujdestarinë ligjore nga babai. Këngëtarja foli për komunikimin e fundit që ka patur me të, rreth dy ditë më parë teksa merrte pjesë në premierën e koncertit të saj të ardhshëm “Madame X” në New York. Gjatë intervistës për “Entertainment Tonight”, 63 vjeçarja tregoi:

Fola më të për ta pyetur se si ishte, e urova për martesën, martesën e ardhshme me të fejuarin e saj. Unë e dua shumë atë.

Britney Spears, tashmë 39 vjeçe ka qenë në kujdestarinë e babait të saj prej 13 vitesh. Jamie ka thënë se do të heqë dorë, kundrejt një shumë të majme parash sipas mediave. por ende ligjërisht ai është aktualisht kujdestari i saj ligjor, që vendos për financat dhe aspekte të tjera të jetës. Me datë 29 Shtator, është seanca gjyqësore ku do vendoset nëse ajo do vijojë të jetë nën urdhrat e babait.

Kohët e fundit, Madonna ka treguar se si mikeshës së saj Britney i janë shkelur të drejtat themelore, me një kujdestari të pakuptimtë nga ana e babait e saj. Në fillim të këtij viti, Madonna u shfaq me një bluzë ku shkruhej: “Kthejini jetën kësaj gruaje. Skllavëria ka marrë fund shumë kohë më parë. Britney ne do të të nxjerrim nga burgu!” Britney dhe Madonna bashkëpunuan në këngën e vitit 2003 me titull: Me Against The Music, në të njëjtin vit me performancën e tyre ikonike në MTV Video, së bashku me Christina Aguilera-n.

Rikujtojmë se, Madonna ka dalë topless për të promovuar filmin e saj me titull ‘Madame X’ në Paramount+, i cili do të shfaqet në premierën më 8 Tetor në Paramount+. Nëpërmjet disa postimve në rrjetine saj social Instagram në InstaStory ajo ka dhënë më shumë detaje përsa i përket filmit të saj.

Ndërkohë, “Netflix” publikoi disa sekonda nga dokumentari i Britney, “Britney vs Spears i cili është nën regjinë e Erin Lee Carri. Këtij projekti i është dashur një vit deri në realizimin final, ndërkaq akoma nuk është bërë e ditur data e premierës së tij. Së fundmi, “Page Six” ka bërë me dije se Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri mbi jetën e saj.