Celebrities Film & Tv Showbiz

Pasi fansat u mërzitën me Zendaya, ja se çfarë iu premtoi ajo atyre…

Aktorja e njohur Zendaya, premton se do të ketë një rol më të madh në vazhdimin e filmit fantastiko-shkencor me titull “Dune”, pasi fansat u mërzitën që nuk e panë shumë në filmin e parë. Ylli 25-vjeçar, këmbëngul se ka shumë më tepër për të eksploruar në vazhdimin e filmit, i cili është planifikuar të dalë në vitin 2023. E pyetur se çfarë mund të presin fansat e saj në projektin e ardhshëm, Zendaya u shpreh për “Deadline” se:

Epo, unë mund të jem atje për më gjatë, gjë e paparë. Dua të rritem me personazhet që luaj dhe me njerëzit nga të cilët mësoj. Kushdo që i ka lexuar librat e di se ka shumë më tepër për të eksploruar dhe për të dhënë.

Aktorja zbuloi se kishte përfitime për të mos u shfaqur shumë në filmin e parë “Dune” pasi i dha asaj një shans për ti parë gjërat nga një perspektivë e re. Zendaya shpjegoi se:

Ajo që ishte e mirë për mua që nuk kam qenë aq shumë prezente për pjesën më të madhe të xhirimeve të filmit të parë, ishte të arrija ta shihja filmin nga një këndvështrim krejtësisht i freskët, sepse nuk i kisha parë setet dhe skenat për pjesën më të madhe të filmit dhe duke e parë u ndje tamam si fillimi i kësaj historie. 

Ylli tjetër i “Dune”, Timothee Chalamet, i cili luan Paul Atreides në filmin e Denis Villeneuve, la të kuptohej gjithashtu se do të ketë shumë më tepër në botën e “Dune”. Aktori 25-vjeçar tha se:

Kjo histori është larg përfundimit. Këta personazhe janë larg nga pikat e tyre përfundimtare. Është një ëndërr e realizuar të punosh me Denis në një film të kësaj madhësie. Sigurisht që është një maratonë dhe jo ta merrni me nxitim, kështu që ju duhet të mbani ritmin tuaj dhe besoj që ju nuk dëshironi të lodheni duke u argëtuar. Sigurisht, në projektin që po punoj tani “Wonka”, po mësoj edhe më shumë se nuk duhet të vuash gjithë ditën në punë. Sa me fat jemi ne që e bëjmë këtë?

Ndërsa filmit tjetër i “Dune” i duhet pak kohë të dalë, fansat nuk do të duhet të presin shumë për të parë Zendaya në projektet e saj të tjera. Ajo do të shfaqet në filmin “Spiderman: No Way Home”, e cila do të dalë në dhjetor të vitit të ardhshëm, dhe gjithashtu ajo ka një rol në “Megalopolis”, në filmin e ardhshëm të producentit Francis Ford Coppola. Së fundmi, Zendaya u shfaq në trailerin e sezonit të dytë të “Euphoria” e cila luan rolin e Rue Bennet në shfaqje.