Botë e Çuditshme

Pasi fitoi 10 milion dollarë në lotari, 54-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm!

Një 54-vjeçar, Michael Todd Hill, ka fituar dhjetë milionë dollarë në lotari, por nuk do të mund ta shpenzojë të gjithë pasurinë e tij, sepse u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, 23-vjeçares Keonna Graham. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raportojnë mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës pasi zbuloi se ajo u kishte dërguar mesazhe burrave të tjerë. Pasi fitoi lotarinë në vitin 2017, burri la gruan e tij për 23-vjeçaren. Tre vjet më pas ndodh tragjedia, ku Keonna u shpall e zhdukur më 20 korrik 2020 dhe më vonë u gjet e vdekur në një dhomë hoteli. Hill rrëfeu se e kishte vrarë atë. Tani ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Rikujtojmë, se një çift në Angli kanë fituar plot 184 milionë paund apo 228 milionë dollarë, në një lotari të përjavshme, duke siguruar shumën më të lartë të fituar ndonjëherë në një lojë fati dhe duke thyer çdo rekord në Britaninë e Madhe. Çifti i bashkëshortëve jeton në qytezën e vogël të Cheltenham në Angli.

Biletën, Joe dhe Jess e kishin blerë më 10 maj, krejt rastësisht. Joe tha se e kuptoi që kishte fituar teksa nisi të kontrollojë biletën në orën 05:00 të mëngjesit, teksa kishte nxjerrë shëtitje qentë e tij. Të dy, burrë e grua, thanë se do ta lënë punën dhe se do të shfrytëzojnë paratë e fituara për të shijuar udhëtime qark botës, bashkë me familjen e miqtë e tyre.