Celebrities Gossip

Pasi i ndodh incidenti i papritur, Sarah Berisha ka frikë nga reagimi i motrës së saj!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe është gjithmonë afër bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj. E vetëm pak më parë bukuroshja na ka treguar një incident të vogël që i ka ndodhur ditën e sotme, ku ka derdhur pijen e gotës e saj, por ajo cfare na ka bërë përshtypje ishte shkrimi i Sarës në foto. Duket se e vetmja gjë që e bezdis bukuroshen janë komentet e motrës së saj, Ditea, kur  ndodhin këto gjëra.

Nuk dua ta dëgjoj komentin e Diteas, kur më ndodhin këto gjëra

Së fundmi bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj. Një prej tyre e ka pyetur Sarën se përse nuk është takuar më me Beniadën prej disa kohësh e për këtë bukuroshja e ka një përgjigje, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për ndonjë zënkë mes tyre.