Health & Beauty Lifestyle

Pasi keni mbajtur flokët bisht për disa orë skalpi juaj “bërtet”, ja përse ndodh kjo!

Nëse ndjeni një ndjesi shqetësimi, kruajtjeje, shtrëngimi dhe djegieje në skalpin tuaj, ju jeni duke përjetuar dhimbje të kokës. Shkaqet e dhimbjes mund të jenë të ndryshme dhe ju mund të jeni përballur tashmë me dhimbje të kokës pasi i keni mbajtur flokët bisht për një kohë të gjatë ose për shkak të nxehtësisë së një tharëse flokësh. Megjithatë, ka shumë shkaqe të tjera më pak të zakonshme të dhimbjes.

Shkaqet më të zakonshme të ‘dhimbjes së flokëve’ lidhen me kujdesin dhe stilimin e flokëve. Përdorimi jo i duhur i mjeteve të stilimit të flokëve mund të shkaktojë djegie të skalpit. Pproduktet e kujdesit të flokëve mund të jenë shkaku i dhimbjes së kokës. Llaku dhe shampot e thata mund të shkaktojë irritim.

Gjithashtu, nëse ka kaluar një kohë që kur keni larë për herë të fundit flokët, qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi gjithashtu mund të rëndojnë fijet. Nëse i lidhni flokët ngushtë, lirojini ato të paktën për një kohë. Zëvendësoni lidhëse elastike të flokëve me ato më pak shtrënguese si lidhëset spirale. Mund të lehtësoni dhimbjen e shkaktuar nga shtrëngimi duke masazhuar lëkurën e kokës dy deri në tre herë në javë.

Masazhi kryhet me presion të lehtë të gishtit në lëvizje rrethore. Ndërkaq, larja e flokëve çdo ditë mund të shkaktojë dëme, duke çuar në thyerje dhe madje edhe rënie të flokëve, paralajmëron Sam Cinkir, CEO i specialistëve kryesorë të lëkurës dhe flokëve “Este Medical Group”. Eksperti i flokëve paralajmëroi gjithashtu kundër përdorimit të ujit që është shumë i nxehtë pasi thahet skalpi i kokës dhe mund t’i dobësojë rrënjët.