Celebrities Gossip Showbiz

Pasi mohuan kategorikisht se ka diçka mes tyre, Donaldi gdhend në dru portretin e Semit

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk mund të mungojnë thashethemet, të cilat duken se kanë nisur të shtohen me kalimin e ditëve mes banorëve. Së fundmi, një marrëdhënie që po ju bën përshtypje, mesa duket jo vetëm publikut jashtë që e ka komentuar gjerë, por edhe konkurrentëve brenda shtëpisë është ajo mes Semit dhe Donaldit.

Duke ditur se Semi është mikesha e ngushtë e Borës dhe Donaldi ish-i i kësaj të fundit, afrimiteti i tyre është parë paksa me dyshime, megjithëse para pak ditësh Semi e mohoi kategorikisht se mund të ketë diçka mes tyre. Sipas saj, diçka e tillënuk ka të bëjë me situatën në të cilën ndodhesh, por me personalitetin dhe parimet e një personi. Kështu ajo ka lënë të nënkuptuar se mes saj dhe Donaldit nuk do të mund të ketë asgjë për shkak të marrëdhënies së saj të ngushtë me Borën.

Në lidhje me këtë temë, reagoi gjithashtu dhe vetë Bora, e cila u shpreh se nuk dyshonte “në asnjë moment se Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin” si dhe “di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë prej meje!”

Mirëpo, gjërat mes dyshes po bëhen çdo ditë edhe më të çuditshme, pasi Donaldi ka tentuar të gdhendë në dru portretin e Semir, një veprim që nuk besojmë se do t’ja bënte çdo banoreje tjetër brenda shtëpisë.

Mesa duket kjo marrëdhënie jo vetëm në sy të publikut por edhe konkurrentëve brenda shtëpisë ju është dukur e çuditshme, pasi shpesh bisedojnë rreth kësaj dhe hedhin ‘thumba’ kundrejt tyre.