Celebrities Showbiz

Pasi ndau me fansat lajmin e trishtë, Jessie J përlotet teksa performonte në skenë!

Një lajm aspak i mirë vjen sa i përket këngëtares së njohur Jessie J. Artistja së fundmi ka zbuluar në rrjetin e saj social Instagram se ka pësuar një abort. Deklarata e Jessie-t shoqëroi një foto të testit të saj pozitiv të shtatzënisë në shtëpi.

Ndërkohë këngëtarja performoi në një koncert në Los Angeles, disa orë pasi njoftoi se kishte pësuar një abort. Jessie J zemërthyer, i ishte thënë nga mjekët pas skanimit të saj të tretë të martën se nuk mund të ndjenin më rrahjet e zemrës së foshnjës. Gjatë koncertit të saj në “The Hotel Cafe”, Jessie tha se nuk ishte ndjerë kurrë më e vetmuar pasi humbi atë që do të kishte qenë fëmija i saj i parë.

Vendosa të bëja një fëmijë vetëm dhe për një mrekulli funksionoi për pak kohë dhe dita e kaluar ishte e vështirë. Ky vit ka qenë viti më i vështirë që më është dashur të kaloj ndonjëherë. Në dhjetor të vitit të kaluar humba dëgjimin, u diagnostikova me Menieres. Pastaj humba zërin tim, gjë e cila ishte e tmerrshme. Pastaj humba fëmijën tim. E di që do të jem mirë sepse nuk ka asgjë tjetër për të zgjedhur në mënyrën se si jetoj. Nuk jam ndjerë kurrë më e vetmuar sesa jam ndjerë javën e kaluar. Më thanë katër vjet më parë se nuk mund të kem kurrë fëmijë. Ju lutem të jeni me mua sonte, shikoni sallën. Të gjithë në këtë sallë janë njerëz dhe të gjithë ne po kalojmë diçka në jetë tani.

 

Artistja vlen të theksojmë se është single. Bukuroshja bëri publike romancën e saj me partnerin, Max Pham Nguyen në muajin mars, vetëm disa muaj pasi u nda nga aktori Channing Tatum. Teksa u duk se dyshja ishin më të lumtur se kurrë duke shijuar romancën, këngëtarja zbuloi se ata i dhanë fund lidhjes. 33-vjeçarja pranoi se ata nuk kanë qenë së bashku për disa javë, kur u pyet nga fansat në Instagram, por këmbënguli se nuk kishte asgjë dramatike rreth gjithë kësaj.