Celebrities Gossip

Pasi ndjeu se nuk po ‘kontrollonte’ dot më veten e saj, modelja Bella Hadid merr vendimin e rëndësishëm!

Modelja bukuroshe Bella Hadid ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për veten e saj. Pas problemeve që ajo pati, ku nuk po mundte dot më ta kontrollonte veten e saj, Bella ka vendosur që ta lërë pijen. Në një intervistë me “InStyle”, modelja dhe sipërmarrësja, shpjegoi se ishte shumë më e vështirë për të që të merrte përsëri gotën me alkol pasi mjeku i saj dhe këshilltari mjekësor i markën së saj të pijeve joalkoolike “Kin Euphorics” i treguan efektet e alkoolit në trurin e saj.

Unë mendoj se kam bërë pjesën time të drejtë përsa i përket pijes. Unë e doja alkoolin dhe arrita në pikën ku edhe unë fillova që të anuloj netët që më dukeshin sikur nuk do të mund ta kontrolloja veten.

Ajo u bë bashkëthemeluese dhe partnere e “Kin” në muajin shtator pasi zbuloi se e ndihmoi me ankthin e saj, nga sëmundja ‘Lyme’ dhe nga puna me udhëtimet e vazhdueshme. Marka seltzer pa alkool, e mbushur me botanik, pretendon se rrit fokusin dhe kreativitetin.

Unë nuk e ndjej nevojën të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm duke menduar për atë një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme. Ka vetëm këtë efekt të pafund, në thelb të dhimbjes dhe stresit për ato pak pije. 

Hadid më parë u shpreh e sinqertë për shëndetin e saj mendor në muajin nëntor kur postoi foto të saj. duke qarë.

Rrjetet sociale nuk janë reale. Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm. Të dua, të shoh dhe të dëgjoj. Ndihma ndaj vetes dhe sëmundja mendore/çekuilibri kimik nuk është linear dhe është pothuajse si një slitë me pengesa të rrjedhshme… ka uljet dhe ngritjet e veta. Por unë dua që ju të dini, ka gjithmonë dritë në fund të tunelit, dhe slitë rrotulluese gjithmonë ndalon plotësisht në një moment.

Modelja ishte arrestuar më parë dhe akuzuar në vitin 2014, për të cilën iu dhanë gjashtë muaj shërbim prove, 25 orë shërbim në komunitet dhe 20 orë takime me Alkoolistët Anonim, përveç pezullimit të licencës për një vit.