Celebrities Gossip Showbiz

Pas njoftimit të shtatzënisë së tretë, Britney Spears merr këtë vendim!

Pas njoftimit të shtatzënisë së tretë, këngëtarja e njohur Britney Spears, duket se tashmë do të marrë kohën e duhur për t’i përkushtuar familjes së saj dhe vetes. Në një njoftim të bërë në Instagram, 40-vjeçarja shkruan se do të marrë pak kohë pushim nga rrjetet sociale, ndërsa fansave të saj thotë se u dërgon shumë dashuri, deri në rithimin e radhës.

Po marr një pauzë nga rrjetet sociale për pak kohë! Unë u dërgoj dashurinë time dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!

 

Rikujtojmë, se ky është fëmija i saj i parë më partnerin Sam Asghari, ndërsa nga martesa e mëparshme artistja është nënë e dy djemve, sot 15 dhe 16-vjeçarë. Spears së fundmi ka shkruar për frikën e saj për të pasur një fëmijë vetëm disa ditë pasi ndau lajmin e saj të shtatzënisë me botën. Spears ndau një foto të re të bërë kur ishte shtatzënë me djalin e saj Sean.

Në një mbishkrim, të cilin Spears e ka fshirë që atëherë, ylli i popit tha se kishte “frikë” të kishte një fëmijë në një botë ku kishte kaq shumë dokumentarë për jetën e saj. Pasi ylli pop-it dha lajmin e bukur, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i të fejuarit të saj, Sam Asghari në rrjetin e tij social Instagram. 

Britney Spears gjithashtu thuhet se është duke punuar për të sjellë muzikë të re pas një pushimi gjashtë vjeçar, pas publikimit të albumit të saj të fundit “Glory” në vitin 2016 por jo vetëm kaq sepse para pak javësh u bë e ditur gjithashtu se ajo do të shkruante një rrëfim për jetën e saj. Me sa duket kjo gjë do të bëhet realitet sepse vetë Britney ka konfirmuar zyrtarisht se është duke shkruar një libër.