Celebrities Gossip Showbiz

Pasi shqetësoi ndjekësit me ‘amanetin’ e fundit për Markun, Rudina Dembacaj tregon si qëndron e vërteta!

Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe të përgjigjet ‘pa filtra’.

Shpesh, bukuroshja bën biseda ‘online’ me ndjekësit e saj në Instagram për të shuar kuriozitete që ata mund të kenë ose poston momente nga përditshmëria e saj si ka bërë dhe pak më parë, por këtë nuk ishte situatë ‘funny’ nga ato që jemi mësuar të krijojë aktorja, por na shqetësoi paksa pasi postoi një foto ku duke krahu i saj i vendosur me serum dhe krahas pyeti ndjekësit se çfarë ‘amaneti’ i la Markut, fëmijët, vajzën e saj, vjehrrën apo restorantin.

E vetëm pak më pas, Rudina qetësoi ndjekësit me anë të një Intastory teksa tregoi se nuk kishte asgjë serioze.

Që të sqarohem, ishte thjesht një injeksion, pak i vështirë që duhej bërë me anestezi (jo ndërhyrje). Nuk e kisha amanet serioz. Më tepër për të ç’tensionuar Markun.  

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020..

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Aktorja gjithashtu, zbuloi dhe momentin më të bukur të festës që ishte pikërisht kurora para kishës. Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.