Bota Botë e Çuditshme

Pasi të lexoni këtë artikull, mendohuni dy herë para se të qani tek mjeku! Pacientes i përfshijnë në faturë edhe lotët…

Camille Johnson, një 25-vjeçare e cila është e njohur pasi ka një kanal të sajin në YouTube ka ndarë së fundmi një ndodhi të çuditshme në rrjet. Ajo tregoi se si motra e saj më e vogël u tarifua me 40 dollarë për “sjellje të shkurtër emocionale”. Në postimin e saj, Johnson theksoi imazhin që tregon akuzën.

Në të vërtetë, ata i faturuan asaj 40 dollarë pasi qau. Camille shkroi në Twitter:

Motra ime e vogël ka qenë vërtet në një gjendje të rënduar shëndetësore kohët e fundit dhe më në fund shkoi te mjeku. Ata e faturuan 40 dollarë pasi qau.

Sipas Camille, motra e saj ka një gjendje shëndetësore, të cilësuar nga ajo si një “sëmundje e rrallë”. Motra e saj u përpoq të gjente një mjek dhe pas kontrollit, Johnson vuri re diçka të sikletshme në faturën mjekësore. Ajo shtoi”

Një faturë ku ata i tarifuan asaj 40 dollarë pa e pyetur pse po qan, pa u përpjekur ta ndihmojnë, pa bërë ndonjë vlerësim, ndonjë recetë, asgjë. Ata e faturuan atë më shumë sepse qau sesa për një test vlerësimi të shikimit. E faturuan më shumë sepse qau sesa për një test hemoglobine. Ata e faturuan atë më shumë sepse qau sesa për një vlerësim të rrezikut shëndetësor. Ata e faturuan atë më shumë sepse qau sesa për një analizë gjaku.

Një nga përdoruesit e Twitter tha se ajo pagoi më shumë se 1900 dollarë për një test shtatzënie në një spital si pjesë e një procesi kirurgjikal. Shtetet e Bashkuara kanë ndoshta koston më të shtrenjtë shëndetësore në botë. Dhe madje të marrin para pse qan në takimin me mjekun.