Health & Beauty Lifestyle

Pasi të lexoni këtë artikull ndoshta do të shani më shpesh…

Shumica e njerëzve shajnë pasi rrëzohen apo pasi përplasen me diçka dhe teksa shumë prej jush mund ta konsiderojnë si një veprim jo të duhur, shkencëtarët mendojnë që kjo sjellje e pahijshme në mënyrë të efektshme e zbut dhembjen. Hulumtuesit kanë vërejtur se sharjet janë sjellje të pazakonshme. Madje posaçërisht te njerëzit të cilët nuk kanë zakon të shajnë.

Hulumtuesit gjithashtu kanë bërë një eksperiment me studentët. Ata duhet që t’i zhysnin duart në kovat me ujë të ftohtë dhe të shanin. Eksperimentin e kanë përsëritur sërish, por këtë herë studentët kanë shqiptuar fjalë të zakonshme.

Rezultatet kanë treguar që studentët kanë mundur t’i mbajnë më gjatë duart të zhytura në ujë të ftohtë ndërsa kanë sharë, sesa kur kanë qenë duke shqiptuar fjalë të rëndomta. Shkencëtarët konsiderojnë se në këtë mënyrë kanë dëshmuar që sharja shton tolerancën e dhembjes. Këtë veprim ekspertët e sqarojnë me atë që sharja është formë e agresivitetit, veçanërisht nëse nuk është pjesë e fjalorit të përditshëm, prandaj nxiten instinktet e përshtatshme për situata të rrezikshme, ku shtohet toleranca e dhembjes.