Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u përfol për një lidhje me moderatoren e njohur shqiptare, reagon për herë të parë ish-partneri i Fjolla Morinës!

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive më shumë se një vit më parë. Mirëpo, dyshja nuk qëndruan çift për një kohë të gjatë dhe shumë shpejt deklaruan se nuk janë më me njëri- tjetrin.

Herë pas here nuk kanë munguar ‘thumbat’ në rrjete sociale nga ana e të dyja palëve duke na treguar se mes tyre gjërat nuk janë mbyllur dhe aq mirë. E pas kësaj ndarje kaq të bujshme, si Fjolla ashtu dhe Fisnik Syla u përfolën se nisën lidhje të reja.

Ky i fundit, u spekulua se ishte në një lidhje me moderatoren, Ester Bylyku, shkak për këtë u bënë disa postime në Instastory të bukuroshes, megjithatë duket se nuk qenka kështu. Ditën e djeshme ishte ajo që me anë të një Instastory pa përmendur emra u shpreh se nuk është në një lidhje me asnjë figurë publike. E pak orë më parë, biznesmeni ndau me ndjekësit një ‘story’ me disa fjalë që na habitën paksa dhe nuk dimë se kujt i drejtohen. Mos ndoshta Esterit?

Të shumta janë ato që dëshirojnë të kenë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes. Me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast… 

Fisniku prej 23 vitesh jeton në Belgjikë dhe në fakt atje nuk është i panjohur për mediat.

Së fundmi në një intervistë të dhënë, biznesmeni ka treguar ndarja me Fjollën nuk ka qenë për arsye tradhtie pasi ai është besnik në një lidhje. Ai tregoi nëse pas Fjollës do të lidhej më me një vajzë të njohur të showbiz-it, ai nuk e mohoi si mundësi.