Celebrities Gossip Showbiz

“Paskeni nisur të dëgjoni hip-hop”, Getinjo reagon për suksesin e këngës së re, por nuk ngurron t’i hedhë një ‘thumb’ kolegëve!

Getinjo padyshim edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale.

Pas një mungese të gjatë,  reperi ‘i ka vënë gishtin kokës’ dhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Ndryshe nga vëllai i tij Mozzik që nuk ndalon së bëri hite, Getinjo pati një periudhë të gjatë pauze, megjithatë së fundmi ka vendosur të rikthehet.

Pak ditë më parë, reperi publikoi këngën e tij më të re me titull “Real”. Pas 10 ditëve që është e aksesueshme për t’u dëgjuar nga të gjithë në YouTube, kënga ka afro 1 milion klikime. Pas një mungese kaq të gjatë nga reperi, kjo padyshim që është një sukses dhe Geti nuk ka ngurruar të reagojë në rrjete sociale pa lënë anash dhe një ‘thumb’ nga ato të vetat për kolegët.

Mirë mirë, keni nis me i çel sytë, me ngu hip-hop

Shpesh reperi është përfolur në media për flirtimet e tij me vajza të njohura të showbiz-it dhe këtu përmendim, Megi Pojanin, Ana Lleshin, modelen Endi Demneri e të tjera. E si pasojë e këtyre flirteve, është krijuar përshtypja se ai ka patur shumë marrëdhënie me të famshme.

Mirëpo, reperi është përgjigjur troç, disa ditë më parë, teksa e kanë pyetur nëse për të kryer marrëdhënie seksuale me VIP-e, ai në fakt na habiti pak me përgjigjen e tij duke u shprehur se nuk ka patur kurrë diçka me to.