Rajoni

Pasojat e COVID-it, BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Prishtina zyrtare dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, për të ndihmuar Kosovën të adresojë pasojat e pandemisë COVID-19. Kësti i parë prej 20.5 milionësh pritet para fundit të këtij viti. Fondet e Unionit synojnë t’i sigurojnë Buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Kontrata u nënshkrua nga ambasadori Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi, në të cilin Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.

Mbështetja e BE-së vjen pas një pagese për mbështetjen e buxhetit prej 10 milionë eurosh të bërë në muajin korrik, kredisë për ndihmë makro-financiare prej 50 milionë eurosh të paguar në tetor dhe ndihmës emergjente për sistemin e kujdesit shëndetësor të dhënë më parë këtë vit. Ndërkaq mbështetje më e madhe pritet të vijë në muajt e ardhshëm.