Gossip Ndryshe

Pastor Akil Pano: “Kërkesat e komunitetit LGBTIQ i konsideroj akte kriminale!”

I ftuar në “Ndryshe”, pastor Akil Pano ka treguar opinionin e tij eksluzivisht për TAR rreth ndryshimit të nocionit “nënë”, “baba” në prind 1 dhe prind 2. Pastori ka treguar se në ditët e sotme të jesh ‘gay’  është bërë trend.

Kur një fëmijë vritet, ankohet duke thirrur ‘o nënë’ ose ‘o baba’. Zëvëndësimi i tyre sjell dekonstruktimin e këtyre nocioneve. Këtë unë e konsideroj akt kriminal. T’i heqësh fëmijës të drejtën e të pasurit nënë ose baba dhe të rritet me dy nëna ose dy baballarë, imagjinoni çfarë i ndodh fëmijës që rritet në atë familje. 

Akil Pano, gjithashtu ka reaguar dhe ndaj deklaratës së Elton Ilirjanit, një biznesmen që është deklaruar në publik si homoseksual. Ky i fundit është shprehur se do të padisë në Amerikë për homofobi disa figura të njohura televizive, si Ermal Peçi, Julian Deda, Altin Bashën.

Duhet të kemi kujdes të mos shantazhohemi prej tyre dhe kërkesave që kanë. Kam dëgjuar që kanë shantazhuar se do të padisin në Amerikë disa figura të njohura publike për homofobi nga deklaratat e tyre. Me këtë gjë, unë i bie të jem homofobi i parë shqiptar.