Sport

Patrick Schick shënon golin më të bukur në “Euro2020” deri më tani

Sulmuesi çek Patrick Shick ka shënuar golin më të bukur deri më tani në këtë Kampionat Evropian.  Republika e Çekisë mbylli lojën me Skocinë duke fituar me rezultatin 2-0 në kuadër të Grupit D.

Në minutën e 42-të, Patrik Schick i kaloi çekët në epërsi 0-1. Në fillim të pjesës së dytë i njëjti futbollist shfrytëzoi një dalje të portierit David Marshall dhe realizoi gol pothuajse nga gjysma e fushës për rezultatin final 2-0.

Sulmuesi çek kaloi mesin e fushës, duke zënë portierin skocez jashtë portës së tij. Gjuajtja doli të ishte e saktë, për të përfunduar kështu topi në rrjetë.

Ndërkaq sot luhen edhe dy ndeshje të tjera. Supersfida mbetet ajo e orës 21:00: Spanjë-Suedi. Për takimin e nëntë të këtij edicioni, rrugëtimi fillon në Krahinën Autonome të Andaluzisë. Në Grupin E bëjnë pjesë edhe Polonia me Sllovakinë që pritet të përballen në orën 18:00, në “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.