Celebrities Gossip Showbiz

Pavarësisht se u soll keq me të, Will Smith përsëri ka për të thënë diçka për babain!

Së fundmi aktori i njohur Will Smith ka zbuluar një pjesë të errët të edukimit të tij dhe marrëdhënies së ndërlikuar që ai ka pasur me babain e tij të ndjerë. Këtë herë aktori ka treguar se si ka ndryshuar rrjedha e jetës së tij që kur ai zbuloi se babi i tij po vdiste.

Aktori 53-vjeçar gjatë një interviste me Spike Lee gjatë shfaqjes së tij “Will Smith: An Evening of Stories with Friends” në Kings Theatre në Brooklyn të Nju Jorkut ka diskutuar gjithçka rreth kujtimeve të tij dhe ka ndarë historitë e jetës me fansat. Gjatë gjithë mbrëmjes, Smith e lavdëroi babanë e tij, duke e mbyllur mbrëmjen me historinë e telefonatës së fundit që ai kishte me të pak para se të vdiste pesë vjet më parë.

Babai im, në vitin 2016, u diagnostikua me gjithçka. I dhanë shpresë për gjashtë javë jetë. Është diçka interesante kur dikush e di se do të vdesë. Nëse dikush e di se po vdes kjo ndryshon gjithçka në ndërveprim. Përshëndetjet bëhen të pasura dhe lamtumirat bëhen kaq të plota.

Smith tha se babai ishte “përkeqësuar” gjatë vizitave javore që ai bënte në mes të xhirimeve të një filmi, por ata ndanë shumë biseda kuptimplota gjatë asaj kohe që i lejuan të sqaronin gjithçka dhe të mos kishin më asgjë peng.

Ne u lidhëm me njëri-tjetrin në një mënyrë që nuk e kishim pasur kurrë. Atij iu dhanë gjashtë javë, por ai përfundoi duke jetuar edhe tre muaj.

Më pas ai vijoi duke thënë se:

Ja çfarë do t’u thosha të gjithëve, ne kemi marrëdhënie që ndoshta edhe nuk janë më të mirat. Unë vetëm do të thosha: Thjesht telefonojini ata. Ju do të dëshironi të jeni në gjendje të thoni se u përpoqët. Vdekja është kaq përfundimtare. Të betohem që askush nuk dëshiron të mbetesh me atë. Babai im dhe unë patëm kohë për të folur për gjithçka. Kishim javë të tëra, çdo bisedë e vetme ishte e pasur dhe e fuqishme dhe ne ishim të pastër. Disa njerëz nuk kishin kohë.