“Pavarësisht sfidave dhe vështirësive mendoni pozitivisht”, urimi motivues i Aulona Musta për dëgjuesit e Top Albania Radio!

Deri më tani “Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ka patur plot të ftuar special dhe para pak minutash ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, gazetarja Aulona Musta. Si ishte për Aulonën ky vit që po lëmë pas?

Ishte vit vërtet shumë i mirë. Normalisht që asnjë vit nuk është 100% i mirë, por do ta konsideroja shumë të mirë. Kemi bërë edhe shumë qejf.

Çfarë kërkon Aulona nga viti 2022 dhe cili është urimi i gazetares për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio?

Shpresoj dhe besoj që do të jetë vit i mirë. Sado përpiqem t’i shoh gjërat pozitivisht, ndonjëherë nuk shkojnë siç duhet, por pavarësisht sfidave dhe vështirësive që nuk duken nga Instagrami, po të shohim pozitivisht, Zoti apo Universi, kudo që besoni do të marrim mbrapsht atë që shohim.