Aktualitet Politikë

PD braktisi seancën, Alfred Rushaj zbulon arsyen!

PD braktisi seancën e sotme plenare, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se ata u larguan për shkak se u shkel rregullorja dhe se u tentua që opozitës t’i zvogëlohej hapësira e përfaqësimit në Kuvend.

Partia Demokratike nuk pranoi që deputetët e LSI të jenë pjesë e saj në komisionet parlamentare, kërkesë që u artikulua nga Petrit Vasili, ndërsa Lulzim Basha kërkoi që përbërja e komisioneve të miratohej siç ishte, pa përfaqësues të LSI.

Rushaj theksoi se PD nuk do të lejojë që t’i zvogëlohet hapësira në Kuvend

“Sot duhej të ishte në seancë rutinë, ku secila forcë duhej të zinte vendin e vet në Komisionet Parlamentare për të bërë detyrën. Për fat të keq që në seancën e parë u shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirë e përfaqësimit të opozitës në Kuvend, Kjo është e papranueshme. I bëjmë thirrje PS dhe Kryetares së Kuvendit të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet të zvogëlojnë hapësirën e opozitës në Kuvend. Nuk kemi patur komunikim me LSI por pranuam kërkesën e tyre që të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre, kjo kërkesa jonë u rrëza nga PS”, tha Rrushaj

LSI u bë sot mollë sherri mes PS dhe PD në lidhje me kërkesën e saj për më shumë kohë për të propozuar anëtarët në komisionet parlamentare. Kjo kërkesë është përkrahur nga PS, ku Balla tha se e pranon kërkesën, por kjo nuk është pranuar nga BAsha, i cili ka shpërthyer i revoltuar ndaj Ballës duke thënë “Mbylle atë gojë, mos na bëj dërr-dërr”

Basha ka folur nga vendi i tij dhe pa mikrofon, ndërsa më pas është përplasur edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.