Aktualitet

PD depoziton nismën për uljen e TVSH-së!

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku dorëzoi sot në Kuvend nismën ligjore të selisë blu për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës.

Në një prononcim për mediat, Tabaku deklaroi:

Kjo është nismë politike që vjen në ndihmë të qytetarëve, nuk është populiste. Dëgjoi çdo ditë suflerët e qeverisë që thonë se është nismë populiste, që nuk do të jetë në dobi të qytetarëve.

Por Tabaku thekson se ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumin e tyre.

Çfarë do të bëjë ulja e TVSH-së për qytetarë? Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së. Do të bëjë atë që nuk po e realizon dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumin e tyre. Sot, shumë vende të Bashkimit Evropian kanë ulur TVSH-në, si një mundësi dhe një stimulim për ekonominë. Sot, shumë vende kanë ulur edhe TVSH-në për energjinë. Propozimi që ne kemi, është i thjeshtë e shumë konkret.