Politikë

PD e Berishës kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës për krime zgjedhore

Partia Demokratike e Sali Berishës, me anë të deputetes Albana Vokshi, ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Kuçovës për krime zgjedhore.

“Rithemelimi” akuzon Kreshnik Hajdarin dhe biznesmenin Pëllumb Salillari për “shpërdorim të detyrës”, “korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.”

Sipas grupimit të Berishës, Hajdari dhe biznesmeni i kallëzuar kanë tentuar të joshin apo dhe kanë bërë presion ndaj disa qytetarëve të bashkisë Kuçovë me qëllim për të ndryshuar vullnetin e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Denoncime publike për rastin në fjalë janë bërë edhe nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi.