Politikë

PD-ja letër KQZ-së për teknologjinë në zgjedhje

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përshpejtojë procedurat për zbatimin e teknologjisë në votimet e 25 Prillit 2021. Në një letër dërguar Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Selia Blu shprehet se “Deri më tani, institucioni që ai drejton, nuk ka marrë asnjë masë për të mundësuar aplikimin e sistemit të video-monitorimit në qendrat e votimit”.

PD-ja dhe Opozita e Bashkuar i kërkon Komisionit të miratojë sa më parë Aktin Normativ që mundëson instalimin e përdorimin e këtij video-monitorimi, si dhe të parashikojë fondet e nevojshme financiare për implementimin e sistemit.

Vetëm disa ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Kreu i këtij Institucioni, Ilirjan Celibashi theksoi se nëpërmjet teknologjisë synohet ruajtja e votës.