Politikë

PD mbledh grupin, mungon Lulzim Basha! Kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet në shitblerjen e energjisë dhe krizën

Pasditen e sotme është mbledhur në selinë blu grupi parlamentar të PD-së. Në fokus të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e presidentit të ri. Të pranishëm janë rreth 21 deputetë, 6 marrin pjesë online, pra numri i mjaftueshëm i deputetëve për të plotësuar kuorumin e nevojshëm për të mbajtur mbledhje, nga 52 deputetë në total.

Partia Socialiste ra dje dakord me opozitën sot që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të mbahet më 10 maj, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Kujtojmë se maxhoranca ka përjashtuar Sali Berishën në negociata për zgjedhjen e Presidentit të ri duke thirrur vetëm Enkelejd Alibeajn.

Vendimi/ PD kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar: Për abuzimet në shitblerjen e energjisë dhe krizën

Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqes një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.

Të pranishëm në mbledhje janë 21 deputetë në seli dhe 6 të tjerë online, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm për të mbajtur mbledhjen nga 52 deputetë. Mungojnë deputetët e ‘Rithemelimit’.

Jorida Tabaku
Dhurata Cupi
Oriola Pampuri
Emilia Koliqi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Seladin Jakupllari
Sajmir Korreshi
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Eralda Tase Bano
Ervin Salianji
Kreshnik Collaku
Enkelejd Alibeaj
Arber Agalliu
Ferdindand Xhaferri
Gazment Bardhi
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Andia Ulliri

Alibeaj: Nuk më njeh Rithemelimi? E ça pastaj! Mbledhjet e grupit parlamentar i përcakton kryetari i grupit

Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave para mbledhjes me grupin parlamentar, ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Sa i përket faktit se nuk njihet nga Rithemelimi si kryetar i grupit parlamentar, Alibeajt duket se nuk i intereson dhe thotë se ka detyrimin të thërrasë e të dëgjojë të gjithë deputetët.

“Kush nuk më njeh?” pyeti Alibeaj ndërsa gazetarja iu përgjigj: “Grupi i rithemelimit”.

Më tej Enklejed Alibeaj vijoi përgjigjen duke thënë se kanë në fokus cështje të tjera ndërsa u ndal edhe tek protesta për rrugën e Rinasit, për të cilën u vendos që të jetë sërish me dy kalime.

“E ca pastaj? Nuk është ajo çështja kryesore. Grupi parlamentar duhet të ndjekë axhendën parlamentare dhe ka shumë çështje. Një fitore e vogël e banorëve të Rinasit që patën dhe mbështetjen e deputetëve tanë dhe arritën një fitore të vogël. Çështje të tjera janë ato të Komisionit të Posaçëm për të gjithë praktikat korruptive lidhur me investitorë strategjikë. Në pozicionin e kryetarit, kam detyrimin t’i thërras për të dëgjuar të gjithë deputetët, anëtarë të grupit parlamentar” tha Alibeaj.

Ndërsa Salianjit, i cili tha se kryesia e grupit parlamentar duhet të mblidhet vazhdimisht, Alibeaj u përgjigj duke sqaruar se të gjitha thirren dhe drejtohen prej kryetarit të grupit parlamentar.

“Për çështje të tilla ju e dini që ka një rregullore që përcakton pozitën, të drejtat, detyrimet e secilit dhe në rregulloren e miratuar në 2017 është nëni 4 që përcakton se mbledhjet e grupit parlamentar thirren dhe drejtohen nga kryetari i grupit parlamentar. Kështu që është detyrim. Për çështje kaq të rëndësishme do të duhet të dëgjohet, të respektohet zëri i secilit deputet”, tha Alibeaj.