Politikë

PD nuk dorëzohet, sërish kërkesë për komision hetimor për Investimet Strategjike, Zhupa tërheq firmën

35 deputetë të Partisë Demokratike ka ridërguar për herë të dytë në kuvend kërkesën për të ngritur komisionin hetimor për investimet strategjike. Kërkesa është firmosur edhe nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, teksa ajo çfarë vihet re është se deputetja Ina Zhupa e ka tërhequr firmën e saj, ndryshe nga kërkesa e pare.

Parlamentarët demokratë kërkojnë ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike. Kërkesa e parë u rrëzua nga mazhoranca socialiste në Kuvend për shkak te mungesave të firmave të nevojshme.

Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e dytë të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.

Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argumentimeve të demokratëve për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin.

Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka.

Deputetët që kanë firmosur kërkesën

AGRON GJEKMARKAJ
ALFRED RUSHAJ
ANDIA ULLIRI
ARBI AGALLIU
BLEDJON NALLBATI
BUJAR LESKAJ
DASHNOR SULA
DASHAMIR SHEHI
DHURATA ÇUPI
EMILJA KOLIQI
ENKELEJD ALIBEAJ
ERALDA BANO (TASE)
FERDINANT XHAFERRAJ
FLAMUR HOXHA
FATJON VEIZAJ
FATMIR MEDIU
FLUTURA AÇKA
GAZMENT BARDHI
GRETA BARDELI
ILDA DHORI
HELIDON BUSHATI
JORIDA TABAKU
KASTRIOT PIROLI
XHELAL MZIU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LEFTER GËSHTENJA
LINDITA METALIAJ
LULZIM BASHA
MERITA BAKIU
ORJOLA PAMPURI
RAMADAN LIKAJ
SAIMIR KORRESHI
SELADIN JAKUPLLARI
ZEF HILA
ZHENI GJERGJI