Aktualitet Politikë

PD për qeverinë: “Më e korruptuara në Ballkan!”

Partia Demokratike reagoi sot ndaj marrjes së detyrës së qeverisë “Rama 3” pas betimit në Presidencë.

Zëdhënësja e grupit parlamentar, Oriola Pampuri:

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.

Më herët në mbledhjen e qeverisë, të parën e këtij kabineti, sa i përket reagimit ndaj akuzave të Opozitës, kryeministri Rama theksoi se nuk duan të çojnë dëm asnjë orë me “e lagu apo s’e lagu opozita”. Sipas tij, “Qeveria do të ketë një faqe online e ministrat do të përgjigjen me shkrim”.