Aktualitet Politikë

PD: “Rama, Meta e Berisha janë e shkuara!”

Partia Demokratike i rikthehet akuzave për atë që e quan “Trekëndëshi i Bermudës”. Selia blu doli me një postim, i cili shoqërohet me një video.

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve. Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes. Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng. Ne kemi zgjedhur të ndërtojmë të ardhmen me të mirë.

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes. Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng. NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Saturday, January 15, 2022

Një ditë më parë, Partia Demokratike u shpreh se “Presidenti Ilir Meta është në aleancë me Sali Berishën” e se “me deklaratat e tij e tregoi hapur se pati edhe rol aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore në protestën e 8 janarit.

Aleanca mes Metës dhe Berishës, ka vetëm një qëllim, të shkatërrojë Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale.

Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që “Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë”.

Ndërkaq, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për ekzistencën e një projekti lidhur me ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet selia e Partisë Demokratike. Nga ambientet e jashtme të Prokurorisë Tiranë, ku dëshmoi për protestën e 8 janarit, Basha u shpreh se “akuzat e Berishës janë të pavërteta”. Sipas tij, “ish-kryeministri dhe Rama mashtrojnë për të dobësuar opozitën, duke dëmtuar në këtë mënyrë interesin publik të shqiptarëve”.