Lifestyle

PE kërkon kontroll strikt për gjigantët Google dhe Facebook

Rritet mosbesimi ndaj gjigandëve të teknologjisë. Pas padisë amerikane ndaj Google-it për abuzim me qëndrimin dominues duke shkatërruar konkurrencën, as Europa nuk mbetet pas.

Parlamenti Europian votoi për kontroll më strikt të Google-it e Facebook-ut. Shumica e eurodeputetëve bashkuan tre tekste që synojnë mbikëqyrjen më të mirë të platformave të mëdha.

Për të rregulluar botën digjitale, Brukseli zyrtar po përgatit ligjin që synon të frenojë gjuhën e urrejtjes e dezinformimin në internet. Ndërkaq, Komisioni Europian po punon për një legjislacion që synon të frenojë gjuhën e urrejtjes ose dezinformimin në internet, të vendosë rregulla transparence dhe përgjegjësie në platformat kryesore të strukturimit.