Bota Lajmet e fundit

Pedagogia filmohet duke rrahur dhe tërhequr zvarrë burrin në një parking publik.

Një situatë e pazakontë është filmuar në një parking në Bosnje Hercegovinë. Përkatësisht, në afërsi të një qendre tregtare është filmuar një përleshje ku një grua ka rrahur një burrë.

Mediat e huaj bëjnë të ditur se gruaja në fjalë është profesoresha Edisa Trumiç dhe partneri i saj, profesor Adnan Hoxhiç.


Edisa Trumiç është e njohur për publikun edhe më parë. Pedagogia u bë virale në rrjet, ku në një video shihej dhe dëgjohej teksa ofendonte studentët duke i cilësuar si “qen”.

Ngjarja e plotë u mbulua, ndërsa prof. Trumiç është ende ligjëruese në Fakultetin e Farmacisë në Tuzla.