Pediatre Alketa Hoxha: Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!
Dilema Sociale • 18:44 22/01/2021
Vaksina anti-COVID është me dëshirë, jo me detyrim thotë doktoresha e fëmijëve. Mjekja pediatre, Alketa Hoxha ishte sot e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin në Top Albania Radio. Sot u diskutua rreth dilemës më të madhe që po na shoqëron gjatë gjithë kohës, për ‘vaksinën’. Vaksina e parë është krijuar në vitin 1796 nga shkencëtari britanik Edward Jenner dhe arriti të shëronte atë që ende njihet si sëmundja e Lisë. Ngjarjet e fundit politiko-sociale kanë dhënë dritën jeshile ndaj vaksinës së shumëpritur të COVID-19, por kura ndaj virusit ka hasur polemika nga shumë persona  të cilët refuzojnë të vaksinohen. Por ajo që duhet të mendojmë është se çfarë duhet bërë me fëmijët apo foshnjat e porsalindura. Për të folur rreth fëmijëve, në studio ishte mjekja Alketa Hoxha. Ajo shprehet se vaksina është me dëshirë, por vetë si pediatre nuk do të merrte përsipër asnjë fëmijë për ta vizituar nëse nuk do të jetë i vaksinuar.
Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet. Sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët. Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale… është vdekjeprurëse. Vaksinimi nuk është përgjegjsi vetëm vetjake, por është përgjegjsi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë!
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021