Celebrities Showbiz

Pejana Elezi: “Kur Kledi mësoi se isha shtatzënë u shokua totalisht”

Sot folëm për shtatzënitë gjatë karantinës ku në qendër të vëmendjes ishin ato të vip-ve ndërkohë në Live From Tirana nuk munguan rrëfimet e historive të lezetshme të tyre. E ftuar sot ishte moderatorja e RTSH-së Pejana Elezi e cila prej kohësh është në një lidhje me producentin e mirënjohur Kledi Bahiti. Së fundmi ata janë bërë prindër të një djali dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Të qenit shtatzënë në kohë pandemie ka patur anën pozitive të medaljes po ashtu dhe atë negative për Pejanën megjithëse kjo e fundit nuk ka ndikuar shumë tek ajo.

Për Top Albania Radio, Pejana zbuloi se kur mësoi se ishte shtatzënë nuk gjendej në shtëpi dhe testin e shtatzënisë e bëri në një lokal. “Telefonova menjëherë Kledin i cili ishte në gjumë. Ai nuk tha asgjë përvecse ‘po iki në studio, flasim në darkë kur të jemi në shtëpi’ e kuptova menjëherë që u shokua por kjo është normale për çdo mashkull që mëson se do të bëhet prind për herë të parë.” -tha ajo plot humor duke theksuar se ai është një baba kaq i përkushtuar saqë nuk e priste të ishte kaq i lidhur me djalin.

Me rastin e ditëlindjes së Kledit, partnerja e tij, zbuloi se çifti ishte në pritje të ëmbël. “Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje,” shkroi ajo kurse tani po shijojnë ditët e ëmbla pranë bebushit të tyre të cilin e kanë qujtur Gred.