Celebrities Fashion Film & Tv

Penelope Cruz i la të gjithë pa fjalë në Festivalin e Filmit! Ja çfarë bëri aktorja…

Aktorja e njohur Penelope Cruz i mahniti të gjithë në tapetin e kuq teksa merrte pjesë në premierën e Konkursit Zyrtar në Festivalin e Filmit në San Sebastian. Ky festival ndërkombëtar këtë vit zhvillohet në qytetin spanjoll Donostia-San Sebastián në Spanjë dhe do të zgjasë nga datat 17-25 shtator.

Kujtojmë se ajo mori çmimin ‘Aktorja më e Mirë’  gjatë ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Filmit në Venecia për paraqitjen e saj në filmin ‘Madres Paralelas’.

Ditën e djeshme Penelope Cruz ishte e ftuara e nderit në premierën e Festivalit të Filmit në San Sebastian për filmin ‘Official Competition’ ku ajo është edhe protagoniste.

Aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve gjatë eventit të organizuar në teatrin ‘Victoria Eugenia’, teksa parakalonte në tapetin e kuq me një fustan të bardhë mjaft elegant dhe unik. Penelope dukej e mahnitëshme me fustanin që nxirrte në pah në mënyrë të përkryer të gjithë figurën e saj.

Fustani ishte i përbërë nga një dekolte e hapur dhe që vazhdonte me valëzime deri në fund të këmbëve. Ajo kishte zgjedhur që t’i kombinonte takat në ngjyrë metalike me çantën e vogël po në të njëjtën ngjyrë. Për ta përmbyllur look-un e saj bukuroshja 47-vjeçare kishte vendosur një byzlyk mjaft elegant dhe një palë vathë të mëdhenj floriri.

‘Official Competition’ është një komedi spanjolle me protagoniste aktoren Penelope Cruz dhe drejtuar nga Gastón Duprat & Mariano Cohn. Penelope luan së bashku me Antonio Banderas dhe Oscar Martínez. Filmi pati premierën e tij në Festivalin e Filmit të këtij viti në Venecia, ku Penelope fitoi edhe çmimin si akotrja më e mirë.

Kujtojmë se edhe në Festivalin e Venecias Penelope arriti që të shkëlqente me fustanin ‘houte couture’ . Ky fustan ishte shumë i veçantë pasi është dashur një punë kolosale prej 300 orësh punim me dorë nga marka prestigjoze ‘Chanel’.