Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Për 5 vite u la vetëm me ujë, flet për rezultatet mjeku që ka “alergji” nga shampo dhe sapuni!

Shume njerëz nuk pajtohen me faktin që dushi është një pjesë e rëndësishme e higjienës. Disa rekomandojnë higjienën çdo ditë, ndërsa të tjerë këshillojnë që të mos e bëni këtë sepse thani lëkurën. Në këtë dilemë ishte një mjek, James Hamblin, i cili vendosi për një eksperiment pesë-vjeçar ku përfshinte moslarjen. Mjeku pretendon se nuk ka përdorur asnjë shampo apo sapun, por vetëm ujë të thjeshtë.

Dr.Hamblin, gjithashtu lektor në Universitetin Yale, në këtë mënyrë donte të mësonte më shumë për organin më të madh të njeriut, lëkurën. Siç thotë ai, pas pesë vitesh eksperimente, ai arriti në disa përfundime interesante. Përdorimi i tepërt i sapunit mund të shkaktojë alergji. Sipas tij, mikrobet janë të pranishme në mjedis dhe kjo nuk do të ndryshojë nëse njeriu bën dush.

Ai beson se mikrobet janë të nevojshme për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm, për shembull në sistemin tretës. James i cili nuk përdorne asnjë mjet higjienik për të bërë dush edhe pse duart i lante me sapun tha se:

Ti e di që të përpiqesh të zhdukësh mikrobet në zorrët e tua nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh. Unë ende i lag flokët ndonjëherë. Kremrat, pastrimet dhe deodorantët janë zhdukur nga tualeti im. Por unë ende i laj dhëmbët. Unë bëj vetëm atë që e konsideroj të kënaqshme ose vërtet të nevojshme në aspektin mjekësor.

Hulumtimet tregojnë se ajo që njihet si “efekti i dushit” mund të ndodhë edhe jashtë dushit dhe shumë nga mendimet tona më të mira nuk ndodhin në punë ose në shkollë, por ndodhin gjatë ditëve tona që na vijnë shumë ide. Në një studim të vitit 2019, 98 shkrimtarë profesionistë dhe 87 fizikanë regjistruan çdo ditë idenë e tyre më kreative, si dhe atë që bënin dhe mendonin se kur ndodhte kjo gjë.